← Shfleto

Afërdita Deva-Zuna

Doktor shkencash i pedagogjisë

Lindi në shtator të vitit 1950 në Mitrovicë. Shkollën fillore, dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë i kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1985 me temën: ”ASPEKTI PEDAGOGJIK I LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË NË JUGOSLLAVI”(kr). Mr. Afërdita Deva-Zuna doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në shkurt të vitit 1997 me temën: ”FAKTORËT THEMELORË TË EDUKATËS FAMILJARE DHE NDIKIMI I TYRE NË EDUKIMIN E FËMIJËVE TË MOSHËS PARASHKOLLORE”. Dr. Afërdita Deva-Zuna së pari punoi në Gjimnazin e Prishtinës si prof. e lëndëve pedagogjike, më 1976 u zgjodh asistente e lëndës Pedagogjia II në Katedrën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde. Dr. Afërdita Deva-Zuna ka bashkëpunuar me shumë revista-gazeta shqipe në Jugosllavi. Ka të botuara 40 punime shkencore-profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.