Adnan Jashari
Doktor i shkencave juridike
Lindi në nëntor të vitit 1965 në Debresh të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vebdlindje, kurse të mesmen në Gostivar. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Drejtimin Civilo-Ekonomik në Prishtinë ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1995 me temën: ”KONTRATA MË KRYESORE-PASURORE SIPAS SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE”. Mr. Adnan Jashari doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në maj të vitit 2003 me temën:”ASPEKTI JURIDIK I INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKT NË SHTETET E TRANSICIONIT ME NJË VËSHTRIM TË VEÇANT NË IRJ TË MAQEDONISË”. Dr. Adnan Jashari së pari punoi si jurist në Gostivar e Prishtinë, kurse tash është ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.