Adil Raka
Doktor i shkencve të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në tetor të vitit 1946 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, kurse Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Zagreb më 1972. Po në këtë Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në qershor të vitit 1982 me temën: ”STUDIMI EPIDEMIOLOGJIK I KARIESIT TE FËMIJËT NË KULTURA TË NDRYSHME TRADICIONALE NË TË USHQYERIT”(kr). Mr. Adil Raka doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1988 me temën: ”NDIKIMI I RRADHËS SË LINDJES SË FËMIJËS NË GJENDJEN SHËNDETËSORE TË GOJËS”. Dr. Adil Raka së pari e filloi punën si stomatolog në Kaçanik, më 1974 kaloi me punë në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, mandej specializoi në Zagreb e në vitin 1979 u zgjodh asistent i Pedodancës dhe stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Seksionin e Stomatologjisë në Prishtinë ku arriti deri te prof. ordinar i stomatologjisë së fëmijëve dhe i Preventivës në këtë fakultet. Dr. A. Raka ka të botuara 40 punime shkencore dhe 40 punime profesionale, ka qenë dy mandate shef Katedre në Degën e Stomatologjisë dhe dy mandate prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.