← Shfleto

Adem Simnica

Magjistër i fesë islame

Lindi më 1873 thuhet se ka lindur në Prishtinë, dhe dihet se familja e tij si muhaxhir erdhën nga Simnica e Toplicës kah vitit 1878. Ademi mësimet fillestare i bëri në Prishtinë, kurse shkollimin e mesëm dhe Fakultetin e kreu në Universitetin Fatih-a të Stambollit, ku edhe magjistroi. Mr. Adem Simnica siç e njohin rrethina – Adem efendia më 1916 emërohet Imam në Xhaminë e fshatit Bellaqevci i madh. Kurse më 1930 Mr. Adem efendia dha provimin për imam Ofiçar1. Mr. Adem efendi Simnica ka qenë edhe Myfti për fshatrat e rrethit të Prishtinës. Ishte edhe mësues në fshatin Bellaçevc i Madh, ka qenë njëri nga autoriteti më të larta në atë anë rranzë malit Çyqavica. Vdiq më 1956.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.