← Shfleto

Adem Rusinovci

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi në shtator të vitit 1967 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve – Dega e Skulpturës e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën:” KONCEPTI I SKULPTURËS BASHKËKOHORE. Mr. Adem Rusinovci ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kolektive të studentëve të Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Mr. A. Rusinovci është zgjedhur ligjërues i lëndës Përpunimi i materialit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku jeton dhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.