Adem Limani
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1953 në Nesalcë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (Gjimnazin) në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1981 me temën: ”DISA KARAKTERISTIKA STRUKTURALE TË GJENDRËS PAROTIS TE NJERIU GJATË JETËS”(kr). Mr. Adem Limani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 1988 me temën: ”KORELACIONI NDËRMJET DIAGNOZËS KLINIKO-CITOLOGJIKE E HISTOLOGJIKE TE KARCINOMA DHE PREKANCEROZAT E LARINGUT”. Dr. Adem Limani specializoi në Otolaringologji në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Dr. A. Limani së pari u zgjodh asistent i Histologjisë me Embriologji në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është prof. ordinar i Otolaringologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore si autor-koautor dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.