Adem Hajdaraj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1944 në Dugajevë të Rugovës-Pejë. Shkollën fillore e kreu në Haxhaj, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. SHLP - Dega e Gjuhës Shqipe e kreu në Prizren kurse shkallën e dytë të Fakultetit të Filologjisë e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin Fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në mars të vitit 1981 me temën: ”LEKSIKU BLEGTORAL DHE BUJQËSOR I SË FOLMES SË RUGOVËS“. Mr. Adem Hajdaraj doktorua në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në korrik të vitit 1993 me temën:” E FOLMJA E RUGOVËS”. Dr. Adem Hajdaraj së pari punoi si mësues, dhe arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në disa shkolla të Pejës, mandej si profesor në Gjimnaz të Pejës, prej 1994 punon si prof. në SHLP të Prishtinës. Ka të botuara 26 punime shkencore (njësi bibliografike).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.