← Shfleto

Abedin Kojçiqi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në mars të vitit 1937 në Sllatinë të Madhe të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normale (me kurse) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1997 me temën: ”FJALËFORMIMI NË PROZËN E VEPRAVE TË ISMAIL KADARES”. Mr. Abedin Kojçiqi së pari punoi si mësues, mandej si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz dhe në Shkollën Ekonomike të Prishtinës deri në pension. Ka të botuara disa punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.