← Shfleto

Abdyrrahman Shllaku

Doktor i fesë islame

Lindi në Gjakovë ku i mori edhe mësimet e para fetare, po aty e kreu edhe Medresenë e Madhe, kurse shkollimin e mëtejshëm e kreu në Universitetin Fatih-a të Stambollit, ku edhe doktoroi. Pas doktorimit Abdyrrahman Shllaku punoi si profesor i fesë islame në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Stambollit ku përcolli disa gjenerata. Pas një kohe Dr. Abdyrrahman efendi Shllaku u kthye në vendlindje dhe punoi si profesor i teologjisë në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ku përcolli edhe disa gjenerata, në pleqëri të thellë vdiq dhe u varros në vendlindje (Gjakovë).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.