Abdylkadër Arnauti
Doktor i fesë Islame
Lindi më 1928 në Vrellë të Istogut (Burimit). I ati i tij emigroi në Siri. Abdylkadri mësimet fillestare i bëri në Damask njëkohsisht dëgjonte mësim fetare nga dijetarët e Shamit, kurse Gramatikën e Gjuhës Arabe e mësoi nga dijetarët shqiptarë që kishin emigruar më herët në Damask (Sham). Abdylkadri në moshën 19 - vjeçare i ligjëroi babajt të vet, që pas dëgjimit të të birit duke i rrëfye mësimet e Islamit me lot në sy pat thanë:” Tash edhe në se vdes, aspak nuk më dhimbet jeta, sepse po e lë Abdylkadrin”. Këtij më së tepërmi i shkonte Hadithi që nga dëshira e madhe e mësonte edhe përmendësh, sa që arriti nivelin më të lartë në Botën Arabe(Islame) dhe është konsiderua Muhaddithi më i famshëm. Kur mësimdhënësi i tij e dëgjoi se si ai e lexonte Kuranin (Abdylkadri), iu drejtua nxënësve :”Deri sot unë ju kam mësua, kurse që nga ky moment do të ju mësojë Abdylkadri”. Ky mësoi edhe te dijetarët e tjerë Shqiptarë si dhe te Muhamed Nasirudin Albani. Abdylkadër Arnauti ka ditur përmendësh mbi 13000 hadithe me Sened. Ka jetuar në Damask, ku ligjëronte në Institutin e Hadithit dhe ishte edhe myfti për çështje të Sheriatit, Shejh Abdylkadër Arnauti ka bashkëpunuar me personalitetet më të rëndësishme të shkencave të Botës Islame dhe i ka orientuar studentet nga trojet shqiptare për fakultetet e Botës Islame. Abdylkadër Arnauti së pari punoi te një orndreqës që pronar ishte një profesor në Universitetin Al Az Hari të Kojros. Ky ka redaktua më se 40-50 vepra dhe ka qenë recenzen i shum librave të botuara në atë kohë. Ka të botuara 3 libra por ka edhe disa libre në dorshkrim ku prej tyre janë botua dy libra si ajo “Mbi rrugën e të parëve tanë”Shkup 1994, dhe “Porositë e Profetike” Prishtinë 2001. Abdylkadër Arnauti ka vizitua disa herë vendlindjen e tij Kosovën.(Sipas Dr. J. Vatocit) kontributi shkencor i A. Arnautit renditet ndër dijetaret – Dr. shkence më të njohur në Botën Arabe (Islame) nga (Shqiptarët e emigruar atje). Vdiq në Damask më 2004.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.