← Shfleto

Abdyl Ramaj

Magjistër i shkencave të pedagogjisë

Lindi në maj të vitit 1943 në Reqan të Suharekës (Therandë). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, kurse të mesmen (Normalen) e filloi në Prizren dhe e kreu në Ferizaj. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1981. me temen: ”FUNKCIONET DIDAKTIKE TË FORMULIMIT TË PYETJEVE NË TEKST (LIBËR)”(kr). Mr. Abdyl Ramaj së pari punoi si mësues, profesor në Shkollën Normale të Prishtinës, si redaktor i Librit Shkollor, si prof. i SHLP i lëndës Didaktika dhe metodika e diturisë së natyrës dhe të Shoqërisë në Akadami dhe SHLP të Prishtinës. Ka qenë edhe drejtor i SHLP të Prishtinës. Mr. A. Ramaj është autor-koautor i 16 librave shkollore dhe ka redaktua afër 350 tituj librash shkollore, ka të botuar mbi 100 artikuj profesional në periodikun pedagogjik të vendit. Ka qenë deputet i komunës së Suharekës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës për Arsim, shkencë, Kulturë e sport. Vdiq më 1999.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.