← Shfleto

Abdurahman Grapci

Doktor i shkencave teknike – elektroteknkës

Lindi më 1938 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet dhe magjistroi në Zagreb në tetor të vitit 1972 me temën: ”MBUSHJA OPTIMALE DHE ZBRAZJA E AKUMULATORËVE ME RRYMË KONSTANTE”(kr). Mr. Abdurahman Grapci doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në nëntor të vitit 1977 me temën: ”NDIKIMI I TEMPERATURAVE TË ULËTA NË KARAKTERISTIKAT ELEKTRIKE TË AKUMULATORIT”(kr). Dr. A. Grapci punën e filloi në Kombinatin “Trepça” në Qendrën Llogaritare, në Fabrikën e Akumulatorëve e më 1970 kaloi në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë së pari si asistent i lëndës: Teknika e rregullimit, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 24 punime shkencore. Ka marrë pjesë në shumë projekte të realizuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.