← Shfleto

Abdurahman Gjeli

Doktor i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1950 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë i kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1975 me temën: ”MUNDËSITË E PËRDORIMIT TË PARNITOGRAFISË SË HOLLË PËR CAKTIMIN E ACIDEVE DHE SEBACINE NË POLIAMIDET PA-6, 6 DHE PA-6, 10”(kr). Mr. A. Gjeli doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit në korrik të vitit 1983 me temën: ”MUNDËSIA E CAKTIMIT TË BAKRIT NË LËGURAT E ALUMINIT ME METODËN KROMOGRAFIKE NË SHTRESA TË HOLLA”(kr). Dr. Abdurrahman Gjeli së pari u punësua në OP Azotiku në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit ka punuar në Institutin “Inkos” të Elektroekonomisë së Kosovës, më 1977 u zgjodh asistent në Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë në Mitrovicë për mësim në gjuhën serbe, ku mbeti në punë së bashku me serbomalazezet. Ka të botuara 4 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.