Abdullah Zogiani
Magjistër i shkencave të bioteknikës
Lindi më 1945 në Graboc të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Bellaçec të Madh, kurse shkollën e mesme në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Novi Sad më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në (Zemun) Beograd, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1975 me temën: ”NDOTJA E GJËRAVE USHQIMORE NË PRISHTINË ME MBETURINA TË PESTICIDEVE TË GRUPIT KARBON-KLORHIDRIK”(sr). Mr. Abdullah Zogiani më 1977 u zgjodh ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës dhe ka punuar në Shërbimin e Veterinarisë në Prishtinë deri në vdekje. Vdiq në Prishtinë më 1983.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.