Abdullah Shukriu
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1933 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësorën) në Prishtinë. SHLP e kreu në Prizren, kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN - Dega e Biologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”DISTRIBUIMI DHE DINAMIKA E POPULLACIONIT TË AMPLIPËDËVE NË RRJEDHËN E DRINIT TË BARDHË”(kr). Mr. Abdullah Shukriu doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në qershor të vitit 1979 me temën:”KUSHTËZIMI EKOLOGJIK DHE SHPËRNDARJA ZONALE E MAKROZOOBENTOSEVE NË LUMIN BISTRICA TË PRIZRENIT”(kr). Dr. Abdllah Shukriu ka punuar si profesor i Biologjisë në shkollat e Prizrenit. Prej vitit 1971 kaloi si mësimdhënës-ligjërues i rregullt në SHLP “B.Curri” të Gjakovës. Ka të botuara disa punime shkencore dhe temën e magjistraturës dhe të doktoraturës. Vdiq në Prizren më 1980.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.