Abdullah Karjagdiu
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi me 1936 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - e kreu në Beograd më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Katedra e Letërsisë Angleze dhe krahasuese në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1971 me temën: ”VEPRA E PARË E SHEKSPIRIT NË SHQIPET E PËRKTHYER NGA F.NOLI”(kr). Mr. Abdullah Karjagdiu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1976 me temën: ”BAJRONI DHE SHQIPTARËT”. Dr. A.Karjagdiu punoi si prof. i gjuhës angleze në Gjimnaz dhe Normale të Prishtinës, si gazetar në “Rilindje” si ligjërues në Fakultetin Juridik të Prishtinës, më 1971 kaloi ligjërues i gjuhës angleze në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i gjuhës angleze në këtë fakultet. Ka qenë shef katedre dhe dekan i këtij fakulteti. Ka ligjëruar në shumë Qendra universitare në Evropë dhe botë, i di 7 gjuhë të huaja, merret me përkthime nga Anglishtja në Shqipe dhe anasjelltas. Ka tekste të gjuhës angleze për të gjitha nivelet e shkollimit në Kosovë. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë. Ka qenë në specializim në Angli e Amerikë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.