Abdullah Hamiti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1958 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës - e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1990 me temën: ”GJUHA E VEPRËS “AKAIDU ISLAM” TË TAHIR LLUKËS”. Mr. Abdullah Hamiti doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1998 me temën: ”VEÇORITË GJUHËSORE TË FJALORIT TURQISHT-SHQIP E SHQIP-TURQISHT TË HAFIZ ALI ULQINAKUT”. Dr. Abdullah Hamiti së pari punoi në gazetën “Rilindja” e më 1986 kaloi si asistent i gjuhës turke-Sintaksës në Degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe punon si prof. inordinar. Ka të botuara 52 punime profesionale-shkencore, shumicën përkthime, ka të botuar një fjalor bashkëbisedues, 1 vepër origjinale dhe 1 monografi. Kryesisht merret me përkthime nga arabishtja dhe turqishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.