← Shfleto

Abdullah Aliu

Doktor i shkencave juridike

Lindi në shtator të vitit 1951 në Shipkovicë të Tetovës. Shkollën fillore dhe normalen i kreu në Tetovë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1974 në të njëjtin fakultet në Prishtinë i kreu edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1982 me temën : ”E DREJTA E BANIMIT SIPAS LIGJEVE REPUBLIKANE DHE KRAHINORE MBI MARËDHËNJET BANESORE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Abdullah Aliu doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në mars të vitit 1998 me temën: ”BURIMET E SË DREJTËS CIVILE NË KSA TË KOSOVËS”. Dr. Abdullah Aliu prej vitit 1976 është zgjedhur asistent i lëndës Pjesa e përgjithshme e së drejtës civile dhe e drejta reale ku arriti deri në prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. A. Aliu ka 26 punime shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit. Ka ligjëruar edhe në Universitetin e Tetovës dhe ka qenë dekan i Fakultetit Juridik të Tetovës. Dr. A. Aliu ka qenë në specializim në Paris, Nice, Vjenë, Holandë dhe SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.