← Shfleto

Abdulla Vokrri

Doktor i shkencave të pedagigjisë

Lindi më 1938 në Sveçël të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në prill të vitit 1978 me temën: ”SHKOLLA DHE ARSIMI NË KOMUNËN E MITROVICËS 1945 – 1975”. Mr. Abdulla Vokrri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në prill të vitit 1988 me temën: ”KARAKTERISTIKAT E SHKOLLAVE DHE MËSIMIT NDËRMJET DY LUFTËRAVE BOTËRORE 1918 – 1941”. Dr. Abdulla Vokrri së pari punoi si mësues, e profesor në Gjimnaz e në Normale të Podujevës, mandej në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës të Prishtinës. Ka qenë edhe drejtor. Më 1990 u zgjodh ligjërues i lëndëve pedagogjike në SHLP të Prishtinës mandej në Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë ku arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Ka të botuara më tepër se 210 punime profesionale e shkencore nga pedagogjia dhe 7 tekste shkollore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.