Abaz Xërxa
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1936 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd (Zemun). më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik Drejtimi Ekonomika dhe organizimi i ndërmarrjes në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1974 me temën: ”LËVIZJET DHE INTENCAT E ZHVILLIMIT TË PRODHIMTARISË BUJQËSORE NË TERITORIN E KSA TË KOSOVËS 1948 – 1971”(kr). Mr. Abaz Xërxa së pari punoi në KBI “Ereniku” të Gjakovës, kurse më 1977 u zgjodh drejtor i përgjithshëm i OP “Zhitopromet” të Prishtinës, ku punoi gjithë kohën e më vonë u zgjodh asistent i lëndës Ekonomia e Tregut dhe qarkullimi i prodhimeve bujqësore në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, ku tash është ligjërues i lartë i këtyre lëndëve në këtë fakultet ku edhe tash punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.